Lajme

Kurti pret në takim bordin e ARKEP-it, diskutojnë për krijimin e një tregu konkurrues i cili zhvillon shoqërinë informative në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim bordin e AKREP-it. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli priti në takim anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Po ashtu është bërë e ditur se në takim u bisedua për aktivitet në të cilat është duke u angazhuar ARKEP-i, drejt krijimit të një tregu konkurrues i cili zhvillon shoqërinë informative në Kosovë. U bisedua për sfidat dhe mundësitë për zhvillim të sektorit të komunikimeve elektronike në Kosovë, si dhe shërbimeve telekomunikuese që përmbushin kërkesat e konsumatorëve.

Foto nga takimi

“Duke theksuar rëndësinë që ka ARKEP-i si rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare, kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për këtë institucion drejt jetësimit të vizionit për zhvillim të këtij sektori”, thuhet më tutje në njoftim.

Në takimin e përbashkët ishin kryetari i Bordit, Nazim Rahimi dhe anëtarët: Lule Ahmedi, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku Rizaj dhe Arijan Qorolli, të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur më 27 maj 2021./Shqip.com