Kulturë

Kurti për poetin Bajraj: Do të rrojë gjithmonë, porsi një yll që nuk shuhet kurrë

Poeti i njohur nga Kosova Xhevdet Bajraj, të mërkurën ka ndërruar jetë.

Për vdekjen e tij reagoi edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Poeti më i madh i gjallë i Kosovës nuk rron më. Mbrëmë qielli i errët kishte një yll më shumë. Shkëlqimi midis nesh është xixa sipër nesh”, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti, përmendi edhe disa tituj të poetit të mirënjohur, si “Copa ime e qiellit”, “Vitet qe nuk e sollën pranverën”, “Lëngu i trëndafilave”, “Liria e tmerrit”, “Ca Kokrra Rrushi të Rahovecit”, “Vrasja e Mushkonjës”, “Kur qajnë hardhitë”, “Kafe me Nënën”, “Me Zemër në Qese Najloni”, si dhe “Burri që lozte me engjëj”.

Xhevdet Bajraj ka qenë një poet dhe skenarist kosovar e që ka banuar në Meksisë.

Ai iku nga lufta në Kosovë ku ka banuar atje me gruan e tij dhe dy fëmijët./Shqip.com