Lajme

Kurti për konfiskimin e mbi 6 mijë fishekëve në veri: Një tjetër fitore në sundimin e ligjit

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Jashanicë të Leposaviqit ka arrestuar një serb të moshës 42-vjeçare dhe se gjatë kontrollit të automjetit të tij i janë gjetur 6 mijë e 300 fishekë.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo është një tjetër fitore në sundimin e ligjit.

Lexo edhe:
Arrestohet një serb në Leposaviq, i gjenden në veturë mbi 6 mijë fishekë

“Një tjetër fitore për sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant armësh që tentoi të kontrabandonte 6300 plumba nga Serbia. Qeveria jonë ka zero tolerancë për trafikimin e armëve dhe drogës, krimin e organizuar dhe çdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfliktin – kudo në territorin tonë”, ka shkruar Kurti.

Në anën tjetër, Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme, ka thënë se përderisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq flet për armatosje të Serbisë, në veri të Kosovës konfiskohen 6.300 copë municion të kontrabanduar nga Serbia.

/Shqip.com