Lajme

Kurti nga Kroacia: Po luftojmë me bandat që admirojnë Millosheviqin ose Putinin

Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës
Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Dubrovniku i Kroacisë ka thënë se Kosovës po i duhet të merret me ekstremistë të dhunshëm, ultranacionalistë dhe të djathtë që besojnë në “Botën Serbe” dhe e shohin atë si “bota ruse”.

“Këta njerëz janë ata të cilët admirojnë Millosheviqin ose Putinin”, ka thënë Kurit në Dubrovnik, shkruan N1.

Ai tutje ka thënë se Kosova ka nevojë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit dhe për datën e zgjedhjeve.

Kurti ka thënë se Kosova mund ta reduktojë prezencën e policisë speciale në komunat veriore nëse ekstremistët e dhunshëm i japin fund trazirave.

“Unë mendoj se rruga përpara është dialogu intensiv për të implementuar marrëveshjen dhe ne kemi një marrëveshje dhe duhet ta implementojmë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kreu i qeverisë tutje ka thënë se BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes pas Luftës së Dytë Botërore dhe se është inkuadruar në dialog me Serbinë sepse atë e organizon Bashkimi Evropian dhe është lehtësues i bisedimeve.

/Shqip.com