Lajme

Kurti në takim me imzot Dodë Gjergjin, diskutohet Projektligji për Liritë Fetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.

Siç ka njoftuar edhe zyra e kryeministrit thuhet se në këtë takim është diskutuar për Projektligjin për liritë fetare

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji. Në takim u theksua përkushtimi i Qeverisë për garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga Ipeshkvia e Kosovës. Ai e falënderoi Ipeshkvin për bashkëpunimin për Projektligjin për Liritë Fetare”, thuhet në njoftimin e ZK-së.

Thuhet se në këtë takim u konfirmua përkushtim i Qeverisë së statutin juridic të Kishës Katolike ta rregullojë përmes ligjit.

“Duke biseduar për rëndësinë e rregullimit të statusit juridik të Kishës Katolike, u konfirmua përkushtimi i Qeverisë për ta rregulluar përmes ligjit. Në takimin e përbashkët me këshilltaren ligjore të Kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua për liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U ritheksua mbrojtja e tyre përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta”.

Vlen të theksohet se për të njëjtën çështje, Kurti është takuar dje me kryetarin e Bashkësisë Islame në Kosovë, Naim ef. Tërnava.

/Shqip.com