Kurti në Paris takohet me ekonomistin Piketty, diskutuan për Kosovën e ngjarjet e ndryshme botërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, ka zhvilluar takime edhe me ekonomistin e njohur dhe anëtarët e shkollës së lartë normale.
Ai njofton se ka takuar ekonomistin e njohur Thomas Piketty, me të cilin thotë se ka diskutuar për Kosovën e ngjarjet e ndryshme botërore.
“Kënaqësi takimi me ekonomistin dhe profesorin e shquar francez Thomas Piketty, në zyrën e tij në Paris sot. Ne diskutuam për Kosovën, ngjarjet botërore dhe rreziqet që e djathta ekstreme paraqet për barazinë demokratike dhe prosperitetin ekonomik”, shkruan Kurti në platformën “X”.
Enjoyed meeting the distinguished French economist and professor Thomas Piketty (@PikettyWIL) at his office in Paris today. We discussed Kosova, world events and the dangers that the far-right poses to democratic equality and economic prosperity. pic.twitter.com/ZXcgI8j0N2
— Albin Kurti (@albinkurti) November 9, 2023
Po ashtu, Kurti njofton se ka takuar edhe anëtarët e shkollës normale.
“Një kënaqësi e madhe për t’u përfshirë në biseda të thella gjatë drekës me anëtarët e njohur të shkollës normale “École Normale Supérieure”, e cila ka qenë shtëpia e dhe që ka mprehur talentin e figurave të panumërta të njohura. Shumë faleminderit drejtorit Frédéric Worms dhe arkeologut Christophe Goddard për organizimin”, informon kryeministri.
A great pleasure to engage in deep conversations over lunch with renowned members of the École Normale Supérieure, which has been home to & has honed the talent of countless known figures. Many thanks to director Frédéric Worms and archeologist Christophe Goddard for organizing. pic.twitter.com/4kCppzYFxK
— Albin Kurti (@albinkurti) November 9, 2023
/Shqip.com