Kurti me vizitë në Zvicër nga 22 deri me 26 maj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vizitojë Zvicrën.
Kurti pritet të marrë pjesë në ‘’World Economik Forum’’ që pritet të mbahet nga data 22 maj deri me 26.
Kjo është bërë e ditur sipas mediumit zviceran Blick.
Në kuadër të këtij forumi, Zvicra po përgatitet të presë shumë liderë botërorë në mesin e tyre edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se Politikanët e qeverisë zvicerane do kenë mundësi të bisedojnë me shumë liderë rajonalë dhe botërorë.
Nënkryetari i Këshillit Federal, Alain Berset, dëshiron të zhvillojë bisedime me presidentin kolumbian Ivan Duque dhe presidentin e Zimbabvesë Emmerson Mnangagwa – si dhe me krerët e qeverive të Tunizisë, Najla Bouden dhe të Kosovës, Albin Kurtin thuhet më tutje në njoftim/Shqip.com