Lajme

Kurti: Më 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dinjitetin

Me rastin e 25 vjetorit të protestave studentore, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur me 1 tetor, studentët nuk ishin vetëm, sepse e kishin një figurë të jashtëzakonshme si Profesori Ejup.

“Në 25 vjetorin e protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, me filmin dokumentar mbrëmë dhe me homazhe sot, kujtuam Profesor Ejup Statovcin, ish rektor i Universitetit të Prishtinës, akademik i qëndresës, i cili na priu për ndryshime demokratike e kombëtare. Studentët nuk ishin vetëm, sepse e kishin një figurë të jashtëzakonshme si Profesori Ejup. Ai i cili dekadat e jetës së tij, ia dedikoi Universitetit, Kosovës, popullit dhe mbarë kombit shqiptar” ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit me 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dijnitetin

“Më 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dinjitetin. Nga heshtja e ndër padrejtësi, u ngritën me madhështinë e vullnetit për të jetuar të lirë. Një lëvizje studentore që përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit. Ne, marshuam paqësisht, për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar, drejt rrugës për arsim e edukim të lirë, të drejta të patjetërsueshme, liri e pavarësi” ka thënë Kurti.

Foto nga protesta

I kujtojmë e nderojmë përherë profesorët e studentët e protestës së 1 tetorit, atyre që patën guxim, që sfiduan okupimin serb dhe e bënë rezistencën aktive, ka shtuar më tutje Kurti./Shqip.com