Lajme

Kurti: Jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, për nderë të  Festës kombëtare të Konfederatës Helvetike.

Kurti, ka shprehur urimet më të përzemërta me rastin e 731 vjetorit të betimit heroik për krijimin e konfederatës Helvetike

“Si shtet i ri ne vlerësojmë jashtëzakonisht lartë Raison d’Etre e Zvicrës, dhe bëjmë përpjekje të mësojmë sa më shumë nga angazhimi dhe përpjekja e popullit zviceran, për liri, pavarësi, demokraci dhe të drejtat e njeriut, tha Kryeministri Kurti gjatë fjalimit të tij.

Foto nga ngjarja

Ne kurrë nuk harrojmë dhe jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës në periudhën më të vështirë të popullit të Kosovës, qoftë me ndihma të drejtpërdrejta qoftë për mikpritjen e dhjetëra mijëra refugjatëve nga Kosova gjatë luftës 1998-1999, ka thënë më tutje Kurti./Shqip.com