Lajme

Kurti ia paraqet Lajçakut planin gjashtë pikësh për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi u takuan për një drekë pune me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Tema kryesore e takimit ishte dialogu me Serbinë dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe

“U diskutua për procesin e dialogut, propozimin evropian dhe për gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit nga Kryeministri Kurti në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”.

Lexo edhe:
Kurti: Asociaconi pjesë e marrëveshje finale vetëm nëse Serbia fillimisht e njeh Kosovën

Kurti tha se propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara.

Ndërkaq çështje të caktuara që kanë të bëjnë me garancitë ndërkombëtare, mekanizmave zbatues dhe sekuencimin kohor do të adresohen në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

/Shqip.com