Lajme

Kurti i gëzohet deklaratës së Komisioneres së BE-së për liberalizimin e vizave: E vlerësoj shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur deklaratën e Komisionit Evropian, përkatësisht të Ylva Johansson, Komisonare e BE- së për Çështje të Brendshme, sipas së cilës, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave.

Kurti ka thënë se e vlerëson shumë këtë rikonfirmim të komisionit.

“E vlerësoj shumë rikonfirmimin e Komisionares se ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim”, shkroi kryeministri Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kryeministri deklaroi se rikonfirmimi i konisionares është se Kosova ka përmbushur kriteret edhe në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

“Pres që të punoj me ju për ta bërë liberalizimin e vizave realitet për qyetarët e Kosovës”, shkroi kryeministri Kurti.

Ndryshe, Johansson këtë deklaratë e ka dhënë në takim me me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në Bruksel.

“Në takimin me ministrin Xhelal Sveçla. E përgëzova për përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Johansson.

Ajo shtoi se Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në atë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave./SHQIP.com