Lajme

Kurti i drejtohet qytetarëve në gjuhën serbe: Mos u ndikoni nga regjimi autoritar në Beograd

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar qytetarëve në gjuhën serbe, ku ka përmendur suspendimin e gjyqtares Liliana Stervanoviq.

Kurti, përmes një video të publikuar në Facebook, ka thënë se suspendimin e Stervanoviq e ka kuptuar nga mediat.

“Për qeverinë që udhëheq unë ndarja e pushteteve është parim demokratik. Në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojmë në vendimet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Për suspendimin e gjyqatres Liliana Stevanoviq mora vesh nga mediat, e kjo megjithatë do të thotë se ajo nuk është larguar nga puna. Unë angazhohem për drejtësi dhe të drejtën, por unë nuk jam kryesues i Këshillit Gjyqësor, e as anëtar”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu i është drejtuar qytetarëve duke ju thënë që të mos ndikohen nga regjimi autoritar në Beograd.

“Atyre nuk iu interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve në Kosovë. Ata përpiqen të destabilizojnë Kosovën, për qëllimet e tyre zgjedhore e ndoshta edhe për interesant luftëndjellëse të ndonjë fuqie e madhe. Prandaj, qytetarë të dashur, ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të besoni më shumë te Qeveria e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti, ka thënë se janë të përkushtuar për avancimin e të drejtave dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etike apo fetare./Shqip.com