Lajme

Kurti: E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ministrat për Çështjet Evropiane të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë kanë shprehur angazhimin e plotë të tyre ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

E lidhur më këtë, ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Kurrti është shprehur se e mirëpret riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së

“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të Vajmarit 🇩🇪🇫🇷🇵🇱. Pres me padurim vizitën e tyre të përbashkët”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Në deklaratën e Francës, Gjermanisë dhe Policisë thuhet se këto tre shtete bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lexo edhe:
Gjermania, Franca e Polonia në një deklaratë të përbashkët, përmendin heqjen e vizave për Kosovën

“Ne mbështesim plotësisht BE- në-udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe theksoi nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon. Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën” thuhet e deklaratën e këtyre tre shteteve.

Vendet tona janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit si një mjet shtesë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, thuhet më tutje në deklaratën e përbashkët të Francës, Gjermanisë, dhe Polonisë./Shqip.com