Lajme

Kurti: Duhet të kërkohet llogari nga Serbia për privimin e veriut nga zhvillimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Serbia për privimin e katër komunave veriore nga zhvillimi.

Përmes disa postimeve në Twitter, Kurti tha se veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve në veri të Kosovës nëpërmjet grupeve kriminale duhet të dënohen publikisht.

“Politikanët serbë dhe krerët e komunave në 6 komunat jugore qenë të gatshëm dhe të aftë të planifikonin, siguronin dhe zbatonin më shumë arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë transporti për shtetasit e tyre se sa 4 në veri. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë për privimin e këtyre 4 komunave veriore nga zhvillimi i duhur. Detyrimi i saj ndaj qytetarëve vendas nëpërmjet një grushti kriminelësh, të udhëhequr nga paratë, narkotikët dhe trafikantët e armëve në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së, duhet të dënohet publikisht”, tha Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, kanë marrë mesatarisht 62 për qind më shumë buxhet për kokë banori, si dhe 89 për qind më shumë shpenzime kapitale për kokë banori se 28 komunat e tjera, 27 prej të cilave janë me shumicë shqiptare.

/Shqip.com