Lajme

Kurti dhe Latifi mbajnë takim me shqiptarët e federatës “Vatra”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi kanë vizituar Federatën Pan-Shqiptare “VATRA”, Shoqatën humanitare “Peja”, shkollën shqipe “Alba Life”, në Nju York, si dhe ka bërë homazhe edhe tek varri i tre dëshmorëve, vëllezërve Bytyqi.

Në njoftimin e MSH-së, bëhet e ditur se në vizitën e përbashkët në Federatën Pan-Shqiptare “VATRA”, ministri Latifi, që është edhe anëtar i saj, veçoi 110 vjetorin e themelimit të Vatrës mbarshqiptare e paraprirë nga “Dielli” e “Kombi”, që i dhanë shqiptarëve në SHBA, e veçanërisht në trevat e tyre, vrullin dhe organizimin për liri deri në pavarësi.

“Ai tha se VATRA gjithmonë ka qenë dhe është shtylla kryesore e lobimit dhe organizimit të shtetndërtimit shqiptar, e cila jehon ende nga arritjet madhështore që janë arritur nga organizimi i aktiviteteve te saj”, thuhet në njoftim.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në SHBA

Latifi i ftoi shqiptarët në SHBA për bashkëpunim në synimin e tij madhor për transformimin e shëndetësisë së Kosovës.

Edhe me përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “Peja”, Latifi, kërkoj bashkëpunim gjithashtu, në ato fusha që mund të ndikojnë në përmirësimin e sistemin shëndetësor të Kosovës.

Kurse në vizitën e tij në shkollën shqipe “Alba Life”, ministri i Shëndetësisë tha se këta janë nxënësit tanë të cilët në të ardhmen duke mësuar gjuhën shqipe do të jenë më të lidhur dhe më bashkëpunues me atdheun.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në SHBA

Sipas tij njoftimit Latifi theksoi se “gjuha shqipe është ashti i kombit, gjuhë që na bashkon të gjithëve”.

Kurse në homazhet për vëllezërit Bytyqi, ministri Latifi kujtoi dëshmorët e kombit dhe heronjtë që nuk vdesin kurrë, të cilët lanë gjithçka në Amerikë dhe iu përgjigjën kushtrimit për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës./Shqip.com