Lajme

Kurti deklarohet se nuk ka qenë kundër të gjitha marrëveshjeve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka qenë kundër të gjitha marrëveshjeve me Serbinë.

Kurti gjithashtu ka përmendur marrëveshjen e fundit me Serbinë për energjinë elektrike, ku ka thënë se është një marrëveshje jo e mirë.

“Ajo marrëveshje nuk është e mirë dhe ajo që kemi bërë ne është një udhërrëfyes i zbatimit që ka afate të caktuara”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për “Syri TV”.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se kompanisë “Elektrosever” i ka dhënë licenca me kushte të caktuara.

Sa i përket kësaj marrëveshje Kurti ka thënë se i ka futur duart në baltë, në momentin kur është pyetur se në të kaluarën e ka quajtur tradhti.

Gjatë intervistës Kurti ka deklaruar se krejt kjo ka ardhur pasi që pushtet e kaluara e lanë pushtetin aty./Shqip.com