Lajme

Kurti arrin në Kroaci, shkon në vendin ku ndodhi aksidenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kroaci, ku pritet të zhvillojë vizitë tek të lënduarit nga aksidenti i ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në autostradën afër qytetit Slavonski Brod, njofton Shqip.com.

Kurti është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Radman, ndërsa ishte i shoqëruar me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.

Për të arritur në Slavonski Brod – në vendin ku ndodhi aksidenti që la të vdekur 10 shqiptarë, Kurti dhe të tjerët janë nisur me helicopter, ndërsa pas pak pritet ta vizitojë spitalin ku po trajtohen të aksidentuarit.

10 persona kanë vdekur në këtë vetaksident të autobusit që është nisur nga Gjermania për në Kosovë.

Në këtë aksident, 15 pasagjerë të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 44 të tjerë kanë shpëtuar me lëndime më të lehta. /Shqip.com