Lajme

Kurti: Plani franko-gjerman bazë e mirë për diskutime të mëtejshem

Kryemistri, Albin Kurti ka bërë të ditur se është pritur në takim nga presidenti franceze, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

Ai në një postim në Facebook tha se propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

“Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

Theksuam se Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik. Falënderuam Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuam përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë proces, të bazuar në ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetit, integritetit territorial e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në këtë takim ishte edhe presidentja, Vjosa Osmani.

/Shqip.com