Sport Ndërkombëtar

Kupa e Botës vazhdon me dy ndeshje interesante

Franca dhe Polonia e hapin ditën e sotme në Kupën e Botës, Katari 2022.

Dy kombëtaret evropiane takohen sot në ndeshjen që fillon në orën 16:00, me synimin për të kaluar në çerekfinale.

Francezët shihen si favoritë, që është normale duke parë cilësinë e futbollistëve, por nuk duhet harruar se edhe Polonia i ka yjet e saj, në veçanti sulmuesin Robert Lewandowski.

Në ndeshjen tjetër, e cila nis në orën 20:00, takohen Anglia dhe Senegali.

Edhe në këtë përballje është vështirë të parashikohet fituesi, megjithëse evropianët llogariten si favoritë.

/Shqip.com