Sport Ndërkombëtar

Fakte interesante për golat në Kupën e Botës

Kupa e Botës është mjaft e pasur me histori dhe një pjesë e mirë e saj u takon golave të shënuar ndër vite.

Golin e parë në historinë e Kupës së Botës e ka shënuar një futbollist francez ndërsa atë të fundit një kroat.

Golin e parë në Kupën e Botës e shënoi futbollisti francez Lucien Laurent kundër Meksikës në ndeshjen e luajtur më 13 korrik 1930, në kryeqytetin e Uruguait, Montevideo.

Goli i fundit, nga ana tjetër, erdh nga futbollisti kroat Mario Mandzukic në finalen e vitit 2018 në Rusi. Goli i Mandzukicit kundër Francës, i cili ishte goli i 2.548-të i turneut nuk mjaftoi që kombëtarja e tij të bëhet kampione.

Goli i 500-të u shënua nga skocezi Bobby Collins në vitin 1958, goli 1.000-të nga holandezi Rob Rensenbrink në 1978, goli i 1.500-të nga argjentinasi Claudio Caniggia në 1994, i 2.000-të nga suedezi Marcus Allback në 2006 dhe goli i 2.500-të nga tuniziani Fakhreddine Ben Youssef në 2018, shkruan AA.

Futbollistët që shënuan gola në Kupën e Botës:

GoliFutbollistiKombëtarjaViti
Lucien LaurentFrancë1930
100 Angelo SchiavioItali1934
200 Harry AnderssonSuedi1938
300ChicoBrazil1950
400 Max MorlockGjermani1954
500 Bobby CollinsSkoci1958
600 Drazan JerkoviçJugosllavi1962
700 Pak Seung-zinKore e Veriut1966
800 Gerd MüllerGjermani1970
900 Hector YazaldeArgjentinë1974
1000 Rob RensenbrinkHolandë1978
1.100 Sergey BaltachaBRSS1982
1.200 Jean-Pierre PapinFrancë1986
1.300 Gary LinekerAngli1986
1.400 Johnny EkströmSuedi1990
1.500 Claudio CaniggiaArgjentinë1994
1.600 Pierre Issa (auto-gol)Afrikë e Jugut1998
1.700 Slobodan KomljenoviçJugosllavi1998
1.800BetoPortugali2002
2.000 Marcus AllbackSuedi2006
2.100Javier HernandezMeksikë2010
2.200  Arjen RobbenHolandë2010
2.300 Jermaine JonesSHBA2014
2.400  Luka ModriçKroaci2018
2.500 Fakhreddine BenYoussef Tunizi2018


Golashënuesit më të moshuar dhe më të rinj

Golashënuesi më i moshuar i Kupës së Botës është kamerunasi Roger Milla, ndërsa më i riu braziliani Pele. Milla në ndeshjen kundër Rusisë në SHBA në vitin 1994, shënoi gol kur ishte 42 vjeç e 39 ditë.

Pele, nga ana tjetër, golashënuesi më i ri, në vitin 1958 kur ishte 17 vjeç e 244 ditë arriti të shënojë gol kundër Uellsit.

“Hat-trick”-u i parë

“Hat-trick”-un e parë në Kupën e Botës e shënoi futbollisti i SHBA-së, Bert Patenaude. Patenaude në vitin 1930 në Uruguai shënoi 3 gola në ndeshjen kundër Paraguait.

Ndërsa “hat-trick”-u më i shpejtë u shënua nga hungarezi Laszlo Kiss i cili shënoi 3 gola (69, 72 dhe 76) në 7 minuta kundër El Salvadorit.

Prosinecki shënoi gola për 2 shtete

Robert Prosinecki është futbollisti i vetëm që ka shënuar gola për dy shtete në Kupën e Botës. Ai fillimisht në vitin 1990 me fanellën e Jugosllavisë shënoi gol kundër Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) ndërsa në vitin 1998 me fanellën e Kroacisë shënoi gol kundër Xhamajkës.

Autogoli i parë

Autogolin e parë në Kupën e Botës e shënoi zvicerani Ernst Lotscher. Lotscher në ndeshjen kundër Gjermanisë në vitin 1938 shënoi autogolin e parë në historinë e turneut.

Goli i parë nga penaltia

Golin e parë nga penaltia në Botëror e shënoi meksikani Manuel Rosas. Rosas golin nga penaltia e shënoi në vitin 1930 kundër Argjentinës.

/Shqip.com