Art Jetese

Kujdes kur konsumoni domatet, nëse vuani nga këto probleme shëndetësore

Domatja është një ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese që shpesh nuk mungon në tryeza.

Por, domatja ka edhe anën e saj të errët, e cila shkakton efekte anësore në shëndet.

Ja cilat janë efektet negative më të mëdha te saj nëse konsumohet në një masë të madhe.

Rënie imuniteti

Elementi kryesor që gjendet në domate të freskëta të papërpunuar është likopeni, një ‘pigment karotenoid’. Por, konsumimi i tepërt i këtij komponenti mund të ndërhyjë në aktivitetet e rregullta të sistemit imunitar.

Shqetësime gastrointestinale

Domatja është plot me acide. Pra, konsumi i tepërt i domates shkakton çrregullime të ndryshme gastrointestinale. Sëmundja e refluksit gastroezofageal është një çrregullim i zakonshëm i zorrëve.

Gurët në veshka

Domatet, sidomos farat e tyre janë të pasura me kalcium dhe oksalat. Nëse vuani nga probleme të vogla në veshka, trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë t’jua tretë këto komponente.

/Shqip.com