Kryetari Odës Ekonomike: Rritja këtë vit parashihet të jetë mbi 7 përqind

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike, ka deklaruar të dielën se Kosova do të ketë rritje ekonomike më shumë se 7 për qind.
Pra, ai nuk parashikoi në ndonjë variant rritje më të vogël ekonomike sesa 7 për qind.
Mirëpo, në mënyrë që kjo rritje të jetë dinamike, Rukiqi theksoi se rëndësi duhet të iu kushtohet implementimit të investimeve kapitale.
“Ne nëse duam të mbajmë një momentum të rritjes ekonomike atëherë duhet të shihet që të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale për arsye të ndryshme qoftë ato që lidhen me zgjedhjet e shpeshta, ndryshimit të qeverive dhe pandemisë”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
“Duhet të shikohet mundësi e investimeve edhe në zona ekonomike dhe po ashtu të shikohet mundësi të përkrahen edhe eksportet dhe mund të shumëfishohet edhe vlera e eksportuesve”, theksoi Rukiqi.
“Në fund do ta kemi një shifër të rritjes ekonomike që do të jetë një shkallë e rritjes ekonomike e reflekton rikthimin pa pandemisë dhe po ashtu një ndryshim të dukshëm sa i përket rritjes së eksportit”.

Banka Botërore për Kosovën ka jap projeksionin e rritjes ekonomike prej 7 për qind.
Ndërsa, Qeveria e Kosovës e shpreson më shumë; pra 7.5 për qind.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti, ia ka atribuuar Qeverisë së tij suksesin për këtë rritje ekonomike.
Gjatë një vizite në Prizren, kreu i ekzekutivit ka akuzuar qeveritë e kaluar “e kanë ndalur rritjen”.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe projektligjin për buxhetin.
Kësaj radhe janë shtuar edhe disa linja buxhetore; si shtesat për fëmijë dhe lehonat – si dhe linja buxhetore për Luginën e Preshevës që vlen 2 milionë euro. /Shqip.com