Lajme

Kryetari i Shoqatës Sindikale të MPJ-së sistemohet në MSH, shoqata e kundërshton vendimin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë vendim që kryetari i Shoqatës Sindikale të kësaj ministrie, Agron Maloku të sistemohet në Ministrinë e Shëndetësisë.

Mirëpo ky vendim nuk po pranohet nga ana e kësaj shoqate.

Në një deklaratë për media nga ana kësaj shoqate kërkohet që ky vendim i MPJ-së të anulohet.

“Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm (SHSASHJ) shpreh shqetësimin e saj dhe reagon fuqishëm kundër veprimit të fundit kundër veprimtarisë sindikale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës. Shoqata Sindikale e konsideron një veprim të tillë të qëllimshëm me synim hakmarrjen për shkak të veprimtarisë sindikale të z. Maloku. Shoqata Sindikale që nga themelimi i saj në mars 2017  e deri në ditët e sotme ka denoncuar fenomenet e kundërligjshme të MPJD.” thuhet në reagimin e Shoqatës.

Kjo shoqatë pretendon se MPJD-ja dhe dhe MPB-ja kanë bërë shkelje ligjore.

“MPJD dhe MPB kanë bërë ndërhyrje  të drejtpërdrejtë në funksionimin dhe administrimin e Shoqatës Sindikale. Me këto janë shkelur të drejtat e garantuara kushtetuese, legjislacioni në fuqi mbi organizimin sindikal dhe janë bërë veprime të dënueshme sipas legjislacionit penal të Republikës së Kosovës” thuhet më tutje në reagim

Nga kjo shoqatë kanë kërkuar anulimin e vendimit.

“Shoqata Sindikale i bënë thirrje menaxhmentit të MPJD-së dhe IVIPB-së që të shfuqizojnë një vendim të tillë të kundërligjshëm dhe të kthejnë kryetarin e Shoqatës z. Maloku në MPJD, zyrtar i së cilës ka qenë që nga themelimi i MPJ-së”.

Nga kjo shoqatë kanë paralajmëruar edhe protestë në rast se nuk anulohet vendimi./Shqip.com