Lajme

Kryetari i LDK-së dhe eurodeputeti Mandl diskutojnë për zgjedhjet në veri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot eurodeputetin Lukas Mandl dhe anëtarët e misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së (EFM) në Kosovë, ku kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Sipas një njoftimi të LDK-së, gjatë këtij takimi u diskutua për reformën zgjedhore, me ç’rast Abdixhiku shprehu gatishmërinë e LDK-së për të dhënë kontributin e saj gjatë këtij procesi.

“Përfshirja e grave dhe të rinjve, si dhe avancimi i rolit të tyre brenda LDK-së dhe përtej ishte edhe një prej temave me interes gjatë këtij takimi”, thuhet mes tjerash në njoftimin për media.

/Shqip.com