Sport Ndërkombëtar

Kryetari i Federatës akuzohet për dhunë seksuale e fizike!

Presidenti i Federatës së Tenisit të Polonisë, Miroslav Skripcinski, po akuzohet nga mediet në Poloni për abuzim seksual ndaj femrave të reja që merrem me tenis si dhe sulm dhe fizik ndaj ish-gruas dhe vjehrrës së tij.

Skripczinki është ish-burri i Renata Skripczinskit, tenistes më të mirë polake të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.

Gazeta polake “Onet” raporton se njeriu i parë i tenisit polak është akuzuar fillimisht nga ish-vjehrra e tij, e cila ka treguar në detaje se si Miroslav e ka dhunuar atë mendërisht dhe fizikisht, si dhe vajzën e saj, Renatën, përcjell Shqip.com.

Skripcinski u deklarua menjëherë duke mohuar gjithçka dhe duke e quajtur ish-vjehrrën e tij si “të sëmurë mendërisht”.

Miroslav Skripcinski deklaroi se sulmi ndaj tij ishte i orkestruar nga njerëz të cilëve nuk u pëlqen fakti që ai është i suksesshëm si njeriu i parë i federatës.

Disa nga ish-bashkëpunëtorët e Skripçinskit deklaruan se shpesh mund ta shihnin se sa i rreptë ishte ai, por se nuk besojnë se ai ka përdorur ndonjëherë forcë.

Skripcinski në krye të Federatës së Tenisit në Poloni është që nga viti 2017. /Shqip.com

/Shqip.com