Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pritet që të mblidhet ditën e hënë. Kjo mbledhje pritet të mbahet në ora 11:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu janë bërë të ditura, edhe pikat e rendit të ditës të cilat pritet të diskutohen.

Rendi i ditës

 ​I.   Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 

II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës

 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-049 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-38 për Inspektoratin Shëndetësor,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-050 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/22 për Inspektoratin Sanitar të Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256, (Në pritje të Raportit nga Komisioni funksional)

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-107 për Aktet Juridike,

10. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,

11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

12. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,

13. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave./Shqip.com