Kryeministri polak premton 6.5 miliardë dollarë për Ukrainën

Donatorët ndërkombëtarë kanë premtuar 6.5 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën gjatë një konference në kryeqytetin polak Varshavë.
“E sotmja ka treguar se mbështetja jonë për Ukrainën vazhdon dhe se këtu nuk ka egoizëm mes nesh,” tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki gjatë fjalës së tij përmbyllëse, raporton BBC.
Paratë u zotuan nga vende anembanë botës, si dhe nga bizneset dhe bankat.
🇵🇱 is successfully raising funds for 🇺🇦 and giving systematic assistance to refugees who have found safe haven in Poland. Thank you @SwedishPM Magdalena Andersson for co-organising the donor conference for 🇺🇦 taking place today in Warsaw. Together we can do more. pic.twitter.com/KE288NzpwT
— Mateusz Morawiecki (@MorawieckiM) May 5, 2022
Morawiecki tha se Ukraina ka nevojë për 12,000 ton ndihmë humanitare çdo ditë, por aktualisht përpjekja ndërkombëtare po siguron vetëm 3,000 ton, ndërsa agjencitë ndërkombëtare të ndihmës vlerësojnë se rreth 40 për qind e popullsisë së Ukrainës ka nevojë për ndihmë humanitare.
Duke iu drejtuar konferencës përmes lidhjes video, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi tre elementë të mbështetjes:
Burimet financiare për të mbështetur nevojat humanitare të qytetarëve ukrainas ndërkohë që lufta vazhdon;

Përgatitja e një plani rindërtimi në shkallë të gjerë që do të ishte i ngjashëm me Planin Marshall pas Luftës së Dytë Botërore;
Statusi i menjëhershëm i kandidaturës në BE për Ukrainën.
Përndryshe, Ukraina ka marrë mbi 12 miliardë dollarë në armë dhe ndihmë financiare që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. /Shqip.com