Lajme

Kryeministri Kurti emëron Aziz Bicin, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Aziz Bicin, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit theksohet se me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave.

Albin Kurti, shpesh është kritikuar nga partitë opozitare se “nuk i ka prioritet kategoritë e dalura nga lufta”. /Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022