Kryeministri kosovar kërkon nga Norvegjia investime në energjinë e ripërtritshme
Publikuar:
(29.03.2022 10:30:58)

Nga Norvegjia është kërkuar që të investojë në Kosovë në energjinë e ripërtritshme në minerale dhe në sektorin e ujërave.
Kryeministri kosovar, Albin Kurti gjatë i ka shpalosur mundësitë e investimet në Kosovë gjatë takimit me Ministrinë e Tregtisë së Norvegjisë, Jan Christian Vestre.
“I kemi burime tona natyrore, kemi rininë e talentuar si dhe kemi një vendodhje të mirë rajonale që është një potencial i madh për kompanitë norvegjeze. Kërkuam investime në ujë, erë dhe në energji diellore si dhe në sektorin mineral”, ka shkruar Kurti në Twiter.