Kryeministri hungarez i del në krah Serbisë, fajëson Kosovën për provokime
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se fajet për tensionet e fundit në Kosovë i ka pikërisht kjo e fundit, e jo Serbia.
Madje ai kërkon që “kosovarët të ndalojnë së provokuari serbët”.
Miku i presidentit serb Vuçiq thotë se janë qesharake kërkesat e Kosovës që t’i vihen sanksione Serbisë.
“Është qesharake, është e pamundshme (t’i vihen sanksione Serbisë). Serbët janë përballur me provokime në dy vitet e fundit rregullisht. Prandaj na duhet ta kuptojmë që… kosovarët duhet të sillen në mënyrë tjetër, mos provokoni serbët. Provokimet çojnë në përgjigje që rezultojnë në stabilitet. Prandaj, pa Serbinë nuk ka stabilitet në Ballkan. Pra, unë jam në favor që ta ndihmojmë Serbinë që ta stabilizojë rajonin”, tha Orban në takimin joformal të krerëve të qeverive të BE-së në Granada të Spanjës.
/Shqip.com