Lajme

Kryediplomatja shqiptare kritika BE-së për mosliberalizimi e vizave

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka kritikuar BE-në për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo e ka quajtur të padrejtë gjithë këtë vonesë në dhënien e dritës së gjelbër.

“Izolimi që i është bërë Kosovës është i pakuptimtë dhe nuk ka kuptim për ta mbajtur këtë situatë pezull. Dua ta garantojë motrën time që Shqipëria do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur Kosovën”, ka thënë Xhaçka.

Kryediplomatja shqiptare i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje, ndërsa ka thënë se njohja e Kosovës nga kjo e fundit do t’i shërbente rajonit.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën. Në këtë kontekst, është mbështetja ndaj dialogut dhe arritja e marrëveshjes së detyrueshme që sjell njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Është domosdoshmëri për mbarë rajonin tonë. Dua ta përgëzoj Qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e para disa ditëve, që ndihmon jo vetëm në qetësim të situatës, por edhe në nisjen e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë tutje Xhaçka.

Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se në takim është diskutuar edhe për shërbimin e përbashkët konsullorë.

/Shqip.com