Lajme Botë

Kryediplomati izraelit viziton Suedinë pas 22 vjetësh

Kryediplomati izraelit, Eli Cohen, në Suedi me homologun e tij Tobias Billström / Foto: AP

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, u takua në Suedi me homologun e tij Tobias Billström.

Sipas në deklarate me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, thuhet se Cohen u bë kryediplomati i parë izraelit që viziton Stockholm-in pas një periudhe prej 22 vitesh.

Në takim, Cohen dhe Billström thuhet se krahas zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, diskutuan “rrugët për të luftuar me shtrirjet terroriste” të Iranit në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

Cohen vuri në dukje se kanë “hapur në faqe të re” në marrëdhëniet Izrael-Suedi dhe se anëtarësimi i Suedisë në NATO që mund të ndodh së shpejti mund të avancojë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në deklaratën e MPJ-së izraelite theksohet se parlamenti i Suedisë ka njohur si organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit, duke shtuar se shpenzimet e mbrojtjes së Stockholm-it mund të rriten nëse anëtarësohet në NATO dhe se kjo mund të krijojë mundësi për kompanitë teknologjike të industrisë izraelite të mbrojtjes, shkruan AP.

Marrëdhëniet Izrael-Suedi, krahas ngjarjeve të ndryshme të përjetuara mes dy vendeve, hynë në një periudhë të trazuar pasi Stockholmi njohu shtetin e Palestinës në vitin 2014.

/Shqip.com