Lajme

Kryediplomati grek: Është e rëndësishme të zbatohen marrëveshjet Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias, ka thënë se është rëndësishme të zbatohen marrëveshjet Kosovë-Serbi.

“Ne e përshëndesim dialogun me Beogradin. Është e rëndësishme që ato që janë nënshkruar të zbatohen këtë e theksova edhe dje në Beograd. Mbështesim rolin e EULEX-it që ka në Kosovë po ashtu edhe Lajçakun dhe Escobarin. E nderuara Donika është zotimi ynë që Ballkani Perëndimor të jetë në rrugën drejt BE-së”, tha ai.

Në anën tjetër, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se me Dendias kanë diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

Gërvalla theksoi se roli i Greqisë është i domosdoshëm për të ulur tensionet me Serbinë.

/Shqip.com