Krizë në marrëdhënien Donald-Beatrix?
Ndër çiftet më të përfolura të shtëpisë së Big Brother, kanë qenë padyshim Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj.
Çifti gjatë gjithë kohës kanë qenë bashkë në shtëpinë e Big Brother, por që kur Beatrix refuzoi të merrte pjesë në darkën me finalistët marrëdhënia e tyre ka filluar të zbehet, sidomos nga ana e Donaldit.
Pas përfundimit të Big Brother, çifti nuk është parë asnjëherë bashkë, duke mos ndarë as një moment së bashku në rrjete sociale, e vlen të ceket që Donaldi mban ende videon me ish të dashurën e tij Borën në Instagarm.
Dyshimet që lidhja e tyre është në krizë, u shtuan edhe në mbrëmjen e organizuar nga stafi i Big Brother, në të cilën Beatrix kishte shkuar me vonesë, e nuk kishte pasur asnjë kontakt me Donaldin.
Ajo ka qëndruar me vëllain e saj Albanin, kurse Donaldi ka qëndruar me Romeon dhe Elgitin, i veshur si Spiderman.