“Kriza në Lindjen e Mesme po largon vëmendjen nga Ukraina”
Publikuar:
(11.10.2023 09:46:28)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur shqetësimin se komuniteti ndërkombëtar e ka kthyer vëmendjen te “tragjedia” e shkaktuar nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, duke marrë përkohësisht një pozicion të dytë ndaj pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës.
Në një intervistë për televizionin France 2, Zelensky paralajmëroi për rrezikun e shpërqendrimit të bashkësisë ndërkombëtare nga Ukraina, “që do të ketë pasoja”.
“Tragjeditë që pësuan Ukrainën dhe Izraelin “janë të ndryshme, por të dyja janë të mëdha,” theksoi ai.
/Shqip.com