Kriza energjetike, Edi Rama sot prezanton planin për përballimin e situatës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se sot do të prezantojë planin e posaçëm për përballimin e situatës së krizës energjetike për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve të vogla, përcjell Shqip.com.
Të premten, ai ka thënë se kjo krizë e ndikuar edhe nga klima që e ka prekur gjithë Evropën, do të ketë kulmin deri në mes të vitit të ardhshëm, teksa vëri në duke se edhe pas tejkalimit të saj, çmimi i energjisë nuk do të kthehet më në nivelet e tanishme.
Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave theksohet që shoqëritë “KESH”, “OST”, dhe “OSHEE Group” , të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.
Ky vendim thotë se këto shoqëri duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.
“Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën e furnizimit të energjisë elektrike. Vendimi është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse e çmimit në energjisë në tregjet ndërkombëtare. I jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumentet financiare, qoftë me instrument të natyrës administrative. Me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik”, tha Rama./SHQIP.com