Rozë

Kristi telefonon Robertin në BB VIP: Fola me produksionin dhe…

Banorët sot janë telefonuar nga familjarët – pasi produksioni i ka premtuar që do të flasin me ta për shkak të qëndrimit në shtëpi, pas vrasjes që ka ndodhur në Top Channel.

Kristi ka marrë telefonatë nga i ati Roberti, i cili e ka siguruar që janë të sigurt brenda shtëpisë pasi ka folur me produksionin.

“Unë nuk të ndërhyj sepse në fund të fundit ne e kemi bërë detyrën tonë, të kemi edukuar të kemi bërë të zotin të marrësh vendimet e tua, nuk mund të bëhem roja jote, kemi besim absolut. Me produksionin kam folur dhe nuk ka ndonjë problem me Big Brother-in. Ti merr vendimin tënd”.

Ndryshe, një pjesë e banorëve janë telefonuar nga familjarët.

Të gjithë ata kanë marrë informacione nga jashtë dhe nuk dihet a do të këtë penalizim nga produksioni.

/Shqip.com