Krerët e shtetit nderojnë Pllakën Përkujtimore të ushtarëve të NATO-s
Publikuar:
(12.06.2022 11:30:32)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryeministrin, Albin Kurti, kanë nderuar Pllakën Përkujtimore të ushtarëve të NATO-s, në 23-vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Krerët e shtetit nga këtu shprehen falënderime dhe mirënjohje për ushtarët e rëne dhe për shtetet mike të cilët kontribuon me ndërhyrjet e tyre në çlirim të vendit.
Për të shënuar 23-vjetorin e Ditës së Çlirimit, fillimisht Osmani dhe Kurti bënë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova më pas edhe tek varri i veprimtarit, Adem Demaçi.
Krerët e vendit vazhduan për në Prekaz, ku bënë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familja Jashari.
Gjatë ditës priten edhe aktivitet të tjera në nderim të kësaj dite./Shqip.com