Lajme

Krasniqi tregon nëse PDK-ja do të marrë pjesë në takimin e 31 janarit të Ambasadës Amerikane

Memli Krasniqi

Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë.

Kështu thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Amerikës për Shqip.com

“Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë. Ne po ftojmë një grup të ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

E lidhur me këtë ftesë, është deklaruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se do të marrin pjesë në këtë takim, duke shtuar se asnjëherë në ekzistencën e tyre politike nuk i kanë refuzuar takimet me SHBA ‘në.

“Kemi marrë një ftesë të tillë. Do të marrim pjesë sepse asnjëherë në ekzistencën tonë politike nuk e kemi refuzu takimet me SHBA’të. Mendoj që është absurde edhe me konsideru se a duhet me u taku me përfaqësuesin e qeverisë amerikane apo jo. S’është temë për PDK’në”, ka thënë Krasniqi në T7.

Shqip.com ka nisur pyetje në drejtim të Qeverisë për të marrë përgjigje nëse në këtë takim të 31 janarit do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti.

Lexo edhe:
Qeveria nuk tregon nëse do të marr pjesë në takimin e 31 janarit në Ambasadën Amerikane

Mirëpo nga Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse Kurti do të jetë pjesë e takimit të 31 janarit.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak do të vijë për vizitë në Kosovë.

Po ashtu është raportuar se Lajçak pritet të ketë një takim me kryeministrin, Albin Kurti.

Mirëpo nga Qeveria e Kosovës nuk janë në dijeni për këtë takim. Përparim Kryeziu për Shqip.com ka thënë se Qeveria nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare për takim me Lajçak.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se nëse Kosova dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Serbin, duhet ta pranojë planin franko-gjerman.

/Shqip.com