Lajme

Krasniqi zhvillon takimin e parë në krye të PDK-së me dy veprimtarë të çështjes kombëtare

Takimi i Memli Krasniqi me dy veprimtarë të çështjes kombëtare,

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në takimin e parë si udhëheqës i kësaj partie, ka pritur dy veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare – udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj, shkruan SHQIP.

Krasniqi në një postim në Facebook ka thënë së Ceka dhe Vulaj bashkë me shumë veprimtarë të tjerë, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën.

Ai më tej, ka thënë së marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shenjta dhe duhet të jenë të përhershme.

“Për krijimin dhe mbajtjen e këtyre raporteve speciale me SHBA-të dhe aleatët tanë perëndimorë, merita të veçanta ka mërgata jonë”, ka deklaruar ai.

Më tej, Krasniqi ka shtuar së si kryetar i PDK-së, do të ruaj dhe zhvillojë më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit me të gjitha organizatat e diasporës , dhe do të punojë për fuqizimin e rolit të diasporës në vendet ku jetojnë, duke krijuar edhe hapësirën e nevojshme për ta në të gjitha nivelet e jetës politike e ekonomike në Kosovë.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku./SHQIP.com