Krasniqi takon kryetarin e Leposaviqit, i premton mbështetje
Publikuar:
(13.09.2023 20:30:31)

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Sipas Krasniqit, ata kanë diskutuar për angazhimin e Hetemit si dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal.
“Këtë pasdite, takova Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete”, ka shkruar Krasniqi.
/Shqip.com