Lajme

Krasniqi takohet me Lajçak, bisedojnë për zhvillimet e fundit në veri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë në Bruksel.

Gjatë kësaj vizite ai ka zhvilluar takim edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

“Sot, gjatë vizitës në Bruksel kam zhvilluar takim edhe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak” ka shkruar Krasniqi.

Tema kryesore e këtij takimi ka qenë situata e fundit e krijuar në pjesën veriore të vendit.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike. Emisarit Lajçak i ritheksova qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër dhe e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka shtuar më tutje Krasniqi.

Integrimi euro-atlantik i Kosovës është rruga e vetme përpara, për të cilën, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës mbesim thellësisht të përkushtuar, ka shtuar më tutje Krasniqi.

/Shqip.com