Lajme

Krasniqi: S’mund të ketë drejtësi të plotë për viktimat e dhunës seksuale pa u vënë para drejtësisë secili person përgjegjës

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se “nuk mund të ketë drejtësi të plotë për viktimat e dhunës seksuale pa u vënë para drejtësisë secili person përgjegjës.

Zoran Vukotiq është dënuar me 10 vite burg, të hënën nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi është shpallur fajtor për dhunimin e një gruaje shqiptare gjatë luftës së fundit.

“Ndonëse për 23 vite, kriminelët e tillë janë fshehur e janë mbajtur të pakapshëm, sot, drejtësia kosovare i shpërtheu barrierat duke arritur ta ballafaqojë me përgjegjësi njërin prej tyre. Por Zoran Vukotiqi nuk është i vetëm. Është thjeshtë i pari”, ka shkruar i pari në PDK.

Krasniqi, shtoi se duhet të angazhohemi derisa edhe “krimineli i fundit” të jap përgjegjësi.

“Përderisa duhet të angazhohemi që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të gjejnë integrimin e plotë në mesin tonë, duhet po ashtu të inkurajojmë organet tona të drejtësisë që të mos ndalen, deri sa të japë përgjegjësi edhe krimineli i fundit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Shqip.com