Krasniqi: S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë
Publikuar:
(12.09.2023 22:18:42)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas shfaqjes së slloganëve të paraqitur kundër Kosovës nga tifozët rumunë.
“S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë! Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin.
Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty. Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova!”, ka shkruar Krasniqi.
/Shqip.com