Lajme

Krasniqi: Policia e Kosovës mbetet institucioni më i shquar edhe pse nuk ka kushte pune dhe paga dinjitoze

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se edhe pse Policia e Kosovës nuk ka kushte të favorshme punë dhe paga dinjitoze mbetët njëri ndër institucionet me të shquara.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi e tha këtë me rastin e 23 vjetorit të themelimit të policisë së Kosovës.

“23 vite më parë, Kosova u bë me Shërbimin Policor të Kosovës, që më pas u shndërrua në Polici të Kosovës, për t’i hapur rrugë mbrojtjes së qytetarëve, rendit dhe ligjit në vendin tonë. Aktualisht, Policia jonë, ndonëse me kushte jo të favorshme të punës, e pa paga dinjitoze, mbetet një ndër institucionet më të shquara që ofron shërbim e siguri për secilin, pa dallim”, shkroi Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka shprehur respekt për burrat dhe gratë të cilët kanë vendosur që t’i shërbejnë Policisë së Kosovës.

“Respekt për punën dhe angazhimin e mijëra grave e burrave që ndër vite kanë vendosur të shërbejnë në Policinë Kosovës, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik”.

Kurti: Themelimi i Policisë përkon me ditën e çlirimit të Kosovës – SHQIP.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vitet e themelimit të Policisë së Kosovës përkojnë me ditën e çlirimin e vendit.

Kurti tha se qindra ushtarë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, pas uniformës ushtarake vazhduan misionin e zyrtarit policor.

Në këtë ceremoni, Kurti foli edh e për rastin e dhunimit të një 11-vjecarje nga pesë persona në Prishtinë duke thënë se për shkak të një krimi qe ndodhi, një vajzë e mitur ndodhet në strehimore dhe jo në bankat shkollore.

“Javën që shkojë jemi ballafaquar me një rast të rëndë, një vajzë e mitur e cila do të duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e pestë ose të gjashtë, ndodhët në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga pesë dhunues”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private duke ju drejtuar zyrtarëve policor që nga ata kërkohet nivel i lartë i detyrës kudo.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private Por çështje e sigurisë dhe mirëqenës publike dhe sociale andaj, nga ju pritet dhe kërkohet që të jeni në nivelin më të lartë të detyrës suaj kudo”.

Osmani: Policia ka luajtur rol në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, kujtojmë policët e rënë në detyrë – SHQIP.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

“Jam e lumtur që në këtë mëngjese po festojmë së bashku 23 vjetorin e themelimit të Policisë  ë Kosovës, njëra nga shtyllat më të shtetit tonë. Një shtyllë që ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës”, tha Osmani.

Përfund, Osmani ju uron të gjithë pjesëtareve të Policisë së Kosovës ditën e themelimit dhe i falënderoji ata në emër të institucioneve të Kosovës për angazhimin e tyre gjatë këtyre 23 viteve

Po ashtu, Osmani kujtoi edhe policët e vrarë në detyrë duke përfshirë edhe Enver Zymberin./Shqip.com