Lajme

Krasniqi: Nuk mundem ta edukojë Kurtin, ai i vogël nuk është

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk mundet ta edukojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kjo pasi sipas tij, “nuk ka shpresë që Kurti të ndryshojë”.

Lexo edhe:
KFOR-i në pikat kufitare me Serbinë, fillon zëvendësimi i Njësitëve Speciale

“Unë nuk e kam as detyrë e as qëllim me eduku Kurtin se ai i vogël nuk është dhe unë besoj që nuk ka shpresë me u rieduku ose me u ndryshu Kurtin”, ka thënë Krasniqi në T7, të premten.

Më tutje, ai shtoi se Kurti është politikani më i vjetër në Kosovë e që nuk ka pse të ndryshojë.

Marrëveshja e Brukselit nga prizmi i PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se me legjitimitetin e “targave të Zajednicës Kosova po shkon drejtë Zajednicës”.

Ai  kritikoi kryeministrin e Kosovës për marrëveshjen e Brukselit e arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Skandal është legjitimimi që ua bën Qeveria Serbisë për qytetet e Republikës së Kosovës. Kjo, për mendimin tim është legjitimim i tabelave të Zajednicës. Ky rrezikon të jetë hapi i parë për instalimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive”.

“Pasojë absolute është fakti që targat për qytete të Republikës së Kosovës që lëshohen nga Serbia tashmë janë legjitimuar. Kjo qeveri po legjitimon një sistem juridik tjetër në veri dhe tjetër në pjesën tjetër”, ka pohuar Krasniqi. /Shqip.com