Krasniqi: Mbështesim rezolutën për të dënuar sulmin ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, mbështet propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për një rezolutë të përbashkët për të dënuar sulmi serb ndaj Kosovës.
Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta dënoj sulmin e serbëve dhe ka kërkuar unitet mes partive politike.
“Të dielen, Kosova u përball me një sulm të sekuestruar nga Serbia, ku u vra heroi më i ri i shtetit tonë, Afrim Bunjaku. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij. Sot kjo nuk mund të jetë seancë e zakonshme, sikur as fjalimet tona.
Në emër të PDK-së, mbështesim propozimin për një rezolutë të përbashkët për të dënuar sulmin ndaj Kosovës”, tha Krasniqi.
“Sot nuk do të flasim për politikat e brendshme mes neve, por për Kosovën, shtetitin tonë. Kosova është nën sulm, dhe ne duhet të jemi para përgjegjësive tona. Sulmi në Basnjskë, ishte qëllimi i destabilizilmit të skajshëm të Kosovës. Sulmi i orkestruar terrorist mbi Kosovën ishte nga Serbia”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi, e ka bërë përgjegjëse sërish Serbinë për sulmin në Banjskë.
“Armatimi e strehimi i tyre, lartësimi i tyre si heronj, përfshirë shpalljen e ditës së zisë në Serbi, tregojnë lidhjen e fortë të këtij grupi kriminal me Serbinë. Duhet të kërkohet ekstradimi i terroristëve. Kërkojmë mbështetjen e aleatëve tanë që të rrisin presionin mbi ta dhe Serbinë. Si PDK i kemi dhënë mbështetjen të gjitha institucioneve të sigurisë, duhet ta mbrojmë atdheun. Është thelbësore që të gjithë faktorët politikë, të qëndorjmë së bashku për vendin tonë”, u shpreh kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
/Shqip.com