Krasniqi: Liria e popullit nuk është falur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatin.
Sipas Krasnqit, liria e popullit nuk është falur.
‘’Liria e popullit tonë nuk është falur, por është fituar me gjak e sakrificë dhe lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, përballë një agresori pushtues e të pamëshirshëm, i cili ka provuar ta zhbëj identitetin dhe ekzistencën tonë’’ ka shkruar Krasniqi.
Sipas Krasniqit kjo është e vërteta mbi të cilën na ka mbështetur qytetërimi perëndimor dhe bota demokratike dhe pjesë e kësaj të vërtete janë edhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Kjo e vërtetë nuk mund të ndryshohet e as nuk bën të harrohet.
Ai po ashtu ka thënë se bashkë ndjejnë me familjet Gucati dhe Haradinaj./SHQIP.com