Lajme

Krasniqi: Kurti po bllokon të gjitha projektet e komunave

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke bllokuar të gjitha projektet e komunave të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kurti nuk po ju ndanë komunave buxhetin e nevojshëm kurse, nga ana tjetër është duke folur për luftë.

“I humbur në rrëmujën e paaftësisë qeverisëse, pa plan e pa kompetencë, kryeministri Kurti në vend që të merret me përmirësimin e jetës së qytetarëve, për çka e kanë votuar, ai nga njëra anë po i bllokon të gjitha projektet e komunave, duke mos ua ndarë buxhetin e nevojshëm dhe nga ana tjetër po flet për luftë”, shkroi Krasniqi.

Ndërsa, për projektet e realizuara nga komunat, Krasniqi thotë se janë bërë me mjete vetanake ose nga donacionet.

“Ato projekte që kanë gjetur zbatim, janë bërë me mjetet vetanake të komunave ose nga donacionet që kryetarët kanë arritur t’i marrin nga organizatat ndërkombëtare”.

Krasniqi thotë se Kurti bashkë me ministrat e tij duhet ta ndërrojnë qasjen dhe të qeverisin pa dallime.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës
Lexo edhe:
Hoti: Mungesa e rishikimit të buxhetit do të ndikojë negativisht në ekonomi

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se mungesa e rishikimit të buxhetit do të ndikojë negativisht në ekonomi, punësim dhe të ardhura.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se rishikimi i buxhetit për 2022 nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria, ndërsa mazhoranca prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara.

Tutje, Hoti tha se ne këtë dinamikë shumë të ulët të realizimit të buxhetit në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët.

Lexo edhe:
U akuzuan se nuk ka investime, LVV publikon raportin e tyre

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria e Kosovës deri në Korrik 2022 ka ndërmarrë një sërë veprimesh e masash që përmbushim qëllimin e tyre për punë dhe drejtësi.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, VV-ja thotë se Qeveria ka krijuar programe për progresin e përgjithshëm shoqëror./Shqip.com