Lajme

Krasniqi kritikon qeverinë për ngjarjen në Trepçë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se lëndimi i minatorëve në minierën në Stantërg kërkon përgjegjësi dhe se për këtë rast duhet të zhvillohet një hetim i pavarur.

“Ngjarja e rëndë në minierën e Stantërgut, ku 12 punëtorë të Trepçës kanë marrë lëndime, është shqetësuese dhe kërkon përgjegjësi. Është e domosdoshme të zhvillohet një hetim i plotë dhe i pavarur për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë ngjarje e cila ka mundur të përfundoj me fatalitet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Derisa u ka dëshiruar shërim të shpejtë minatorëve të lënduar, Krasniqi ka akuzuar Qeverinë për mungesë të trajtimit adekuat të kërkesave të minatorëve.

/Shqip.com